Pershendetje te gjitheve, ...

nuk eshte lehte te merr pjes ne nje takim te tille, qe ka te bej me shpirtin, ka te bej me gjith te degrandin potencialin intelektual , dhe ate akt qe une jam shume i emocionuar nga shoqata kleopatra qe diti te ndal ne nje moment te caktuar edhe pse shume para Qerim Abazit jane larguar nga jeta, ky eshte nje fillim i mir i nje pjekurie intelektuale i njerzve qe drejtojn kete shoqate dhe ka qene domosdoshmeri edhe me perpara sepse historin e kemi patur por nuk kemi ditur te ndalemi. Rasti i te ndjerit Qerim Abazit eshte njekohesisht miku im, vllau im, shoku im i idealit te perbashket te kauzes se madhe Ballkano-Egjiptiane.
Une jam artist prej detyre por...artistet i shoqerojn emocionet perndryshe artistet nuk jane arstist, artistet provokojn, dhe keto diskutonte edhe i ndjeri Qerim Abazi.
Ai ishte i but ne komunikim, ishte njeri qe dinte te komunikonte ne nje takt qe te bente per vehte, por mbrenda tij ishte nje vullkan i ter qe shqetsoheshte trazohesheshte ne momente te caktuara atehere kur gjithmon me kerkonte Behar dua te bisedoj diqka me ty, ti me frymezon dhe une dua ta ndaj kete vullkan me ty gjysme per shqiperi e gjysme per kosove dhe per gjith kauzen Ballkano-Egjiptiane. Ishte i bute se ishte baba, kishte tri goca dhe dy djem. Ishte burr se kishte nje grua te cilen e donte jashte mase, her pas here fliste per te, ama ishte vullkan sepse e shqetesonte kauza ballkano egjiptiane per te gjith ballkanet qe keta njerez me nje histori qe ai e njifte shume mir donte qe keta njerez te beheshin me dinjetet edhe pse dinjeteti i tyre kishte rene per tok historikisht ose ishte hedhur balt dhe pluhur mbi kete komunitet, mbi kete hisori, ai donte qe ta evidentonte.

Ishte ai njeri qe merrte guximin ne mes te nates ne mes te luftes te vinte te ishte prezent neper mbledhjet tona te Unionit Ballkano Egjiptian. Ne nje rast te cilin une se largoj nga kujtesa kur ka ardhur ne 2 te nates, mbrriti per nje mbledhje tonen te Unionit Ballkano Egjiptian, kishte kaluar male te tera ne erresir dhe u tregua shume i kujdeseshem qe nje mik i yni te largoheshte ateher i tha mos kalo nga kjo ane sepse ka te shtena pushkesh, do te vrasin. Pra ishte shume i kujdeseshem, ishte njeri shume dimensional, vepra e te cilit neve sot na ben qe ne te bashkohemi edhe me teper mes njeri tjetrit. Ne te jemi te vetedishem per te gjitha sakrificat dhe kontributin qe jep qdo individ nga neve per sado pak per qeshtje ballkano egjiptiane dhe ky qendrim sot eshte nje pjekuri,nje maturi, nje pjes intelektuale e mentalitetit qe ne duhet ta kemi per me mbrapa. Pra duhet filluar te shkruhet historia jone e Ballkano-Egjiptianeve. Pome kujtohen edhe raste te tjera te cilat familja Abazi pas lufte nuk ka qene e qetur. Nese Qerim Abazi luftoj forte e dha kotributin e vet per nje ideal te caktuar, mes nesh dhe njerez te pa informuar, njerez te ulet ne moral ne nje etik te papershtatshme te nje rrenje qe ka te bej me furtunen tone, u perfol, u diskreditua, u arrit deri tek familja por qetsia, maturia, dashamiresia e ketij njeriu kaq te madh e ekulibroi kete situat dhe sot jo vetem qe ne duhet ta mbrojme, ne duhet ta perkujtojme, na detyrohemi qe te vazhdojm me veprat e tij te jem me te bashkuar. Per mendimin tim si nje mik, vella, shok, ideal, patriot te gjithe qenien e tij qe e mendoi, e veproi, e konkretizoi duhet qe ne ta kurorzojm me nje titull. Kjo eshte nje veper qe ballkano egjiptianet gjithmon kane ditur ne histori te vlersojn njerzit, vlerat te cilat nuk kerthasin por rrezatojn dhe nje nga keto vlera briliante rrezaton vet ai Qerim Abazi. Eshte rasti se ne shumicen e rasteve nuk e kemi mundesin qe te takohemi keshtu, shume thone dhe kane thene...por kushe ka thene...keto qe themi duhet kryer, nuk duhet lene pas dore. Duke vlersuar qdo njeri qe kontribon, qe lene familjen, qe konsumon anen fizike, anen mentale, anen financiare dhe ka nje ideal per kete qeshtje dhe per kete kauz jane te vlersuar dhe do te vlersohen me kujdesin dhe vemendjen me te madhe mentale nga organizatat tona. Prandaj ne nderin tim dhe tuajin dhe per ta respektuar kete familje Abazi te duruar edhe nga sharjet e vazhdueshme te njerzve pas lufte derisa e degraduan...Qerim Abazi eshte njeriu i kauzes ne historine Ballkano Egjiptiane. Eshte historik sepse per here te par ai artikuloi ne Rambuje prezencen e ketij komuniteti ballkano egjiptian ne Ballkan, ku ashtu edhe sot ne disa segmente ne na ngatrrojn me romet dhe ashkalit. Te ia lemi shkences se cilet jane ashkalit dhe te ndahemi nga romet. Duhet te vendosim qarte identitetin tone, pa nje identitet nuk mund te kete negociata, nuk mund te kete marrveshje,nuk mund te behemi prezent, nuk mund te behemi faktor...kjo ishte endrra e Qerim Abazit te cilin e shqetsonte jashte mase dhe veprat e shqetsimet e tij jane sot prezent te cilet edhe na kane mbledhur sot. Por jo vetem kaq, ai do te ngelet i rreshtuar ne panteonin e njerzeve historik te komunitetit tone duke filluar nga Nazmi Arifi , Qerim Abazi etj etj...jane ikonat, jane patriotet, jane idealistet e kauzes ballkano egjiptiane.

Edhe nje here do ta theksoja vlersimin e shoqates Kleopatra por dhe ju si prezenc keni treguar fisnkerin njerzore humane qe percakton qe ne jemi njerez mental me nje kultur dhe etik te caktuar. Prandaj qendrim dhe pa hezitim ne duhet ta akordojm zt. Qerim Abazi sepse jo deshira jone si persona por e meriton me vepren dhe sakrificen e madhe per kauzen ballkano egjiptiane ti akordohet nje titull ne kete rast ne kete perkujtim sot. Ai titull duhet te diskutohet nga ne te gjith e sidomos nga njerzit e shkences sepse te fillojme qe te kem ikonat tona me vlersime shkencore.

Edhe nje here ne aspektin personal une ngushelloj familjen Abazi, dy qunat, tri gocat dhe te shoqen te jene krenar per vepren e keti njeriu tejet te madh sepse krenar ne jemi te gjithe, dhe te gjith ata ballkano egjiptianet tani le te gjejn vend dhe te futen, se po te ishte gjall Qerim Abazi, miku im, vallai im, shoku im i idealit...prap ai do ti falte, se ky ishte Qerim Abazi njeriu qe dinte te falte, njeriu qe dinte te bente per vehte, dhe me kete fraz une do te desha qe ne mendimin tim personal ta akordojm Patriot i Idealit te kauzes Ballkano Egjiptiane. Dikush tha hero...Qerim Abazi nuk eshte hero...herojt vriten ne lufte me pushke, mos te bejm gabime...ai eshte nje patriot , ai eshte nje idealist. Kembngulja si patriot dhe trim ne te gjitha situatat mbajti gjalle idealin e kauzes dhe e ngriti ate qe ne sot jemi prezent dhe aq me teper eshte historik sepse per her te par ne nje efent te zgjidhjes paqesore te luftes ne Kosove qe ishte Rambujea, ai e beri prezent.

Pra une mendoj qe ti ipet titulli: Patriot, Idealist i Kauzes Ballkano-Egjiptiane. Falemnderit te gjitheve dhe dua qe ky titull te pasohet edhe me nje vler ekonomike, per ti ardhur ne ndihme familjes si nje shoqeri e civilizuar dhe qe dime te vlersojm dhe nderojm te njerzit. Falemnderit.